Zyrtare: Neymar largohet nga Barcelona (Foto)

PUBLIKUAR

Neymar ka paguar vetë prishjen e kontratës me Barcelonën, pas refuzimit nga ana e La Ligas dhe edhe zyrtarisht është lojtar i PSG-së.

Barcelona ka konfirmuar se Neymar nuk është më lojtar i tyre, pasi përfaqësues ligjor të brazilianit kanë paguar vetë klauzolën prej 222 milionë eurosh, pasi La Liga refuzoi çekun e PSG-së.

Kështu, tashmë Neymar mund të konsiderohet lojtar i PSG-së, teksa Barça ka kërcënuar brazilianin se do ta dërgojë rastin në UEFA.

“Të enjten pasdite përfaqësuesit lidhor të Nyemar Junior kanë vizituar zyrat e klubit dhe kanë bërë pagesë prej 222 milionë euro në emër të lojatrit për prishjen e kontratës ndërmjet palëve”.

“Kësisoj, klubi do t’ia përcjellë UEFA-s detajet e operacionit të sipërpërmendur në mënyrë që ata të mund të përcaktojnë përgjegjësit disiplinore që mund të rrjedhin nga ky rast”, thuhet më tej në komunikatën për media. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...