Juan Carlos Unzué është emëruar trajneri i Celta Vigos
Juan Carlos Unzué, tashmë ish ndihmësi i Luis Enriques te Barcelonës, është emëruar trajner i ri i Celta Vigos.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi spanjoll përmes sajtit zyrtar.
Unzué shihej si pasardhës i Enriques te Barcelona, por duket se është Neymar ai që ka prishur gjithçka, që sipas mediave spanjolle u kishte thënë drejtuesve të klubi “ose ai, ose unë”.
Ky vendim i Unzué vjen pasi Enrique nga kjo verë do të jetë pa klub, i cili ka thënë se dëshiron të pushojë para se të marrë drejtimin e ndonjë skuadre. /Express/



