Zyrtare: Nainggolan largohet nga Interi

PUBLIKUAR

Mesfushori i Interit, Radja Nainggolan, zyrtarisht është rikthyer te Cagliari. Ai është transferuar në formë huazimi.

Në komunikatën e Cagliarit në sajtin zyrtar, konfirmohet se Nainggolan i është ri-bashkuar klubit në formë huazimi, pa opsionin e blerjes.

Cagliari Calcio

✔@CagliariCalcio

.@OfficialRadja è rossoblù 🔴🔵

Bentornato a casa, Ninja!

➡️ http://bit.ly/bentornatoNinja

View image on Twitter
116 people are talking about this

31-vjeçari më parë ka shpenzuar katër sezone me “Rossoblu”, ka shënuar shtatë gola në 137 paraqitje mes viteve 2010 dhe 2014.

Në qershor të vitit të kaluar, Nainggolan u transferua te Interi për 38 milionë euro (24 milionë plus Davide Santon dhe Nicolò Zaniolo, që të dy me vlerë 14 milionë) dhe nënshkroi kontratë deri më 2022.

Por, në sezonin e parë asgjë nuk shkoi siç duhet për ish-mesfushorin e Romës, kurse me të arritur Antonio Conte në Milano, konfirmoi se Nainggolan nuk bën fare pjesë në planet e tij duke e detyruar të largohet. /Gazeta Express/

Cagliari Calcio

✔@CagliariCalcio

NINJA IS BACK! 😉

Embedded video

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...