Zyrtare: Muriqi me klub të ri në Turqi (Foto)

PUBLIKUAR

Konyaspor dhe Giresunspor kanë mbyllur me sukses bisedimet për transferimin e Vedat Muriqit.

Drejtuesit sportiv të Konyasporit do të mbyllin bisedimet edhe me Muriqin, i cili javën e ardhshme pritet të bashkohet zyrtarisht me klubin e ri.
Kështu së paku bën të ditur llogaria zyrtare e klubit turk, e cila raporton “për arritjen e marrëveshjes mes klubeve, ndërsa pritet që sulmuesi shqiptar ti bashkohet klubit gjatë javës së ardhshme”, transmeton Telegrafi.

Prizrenasi ka rënë në sy me paraqitjet e tij tek Giresunspor, ku ka shënuar edhe nëntë gola.
Ndërsa për sulmuesin ka pasur interes nga shumë ekipe, më të fundit PSV Eindhoven dhe Fulhami në Angli. /Telegrafi/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...