Zyrtare: Mërgim Brahimi nënshkruan për Grasshopperin

PUBLIKUAR

esfushori i talentuar i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Brahimi, është bërë me skuadër të re.

Brahimi që dy vite më parë u largua nga Grasshopper për t’iu bashkuar skuadrës nga liga e dytë zvicerane Wohlen, tregoi formë jashtëzakonisht të mirë dhe kjo bëri që drejtuesit e klubit të madh zviceran ta rikthejnë në skuadër.

23-vjeçari ka nënshkruar një kontratë tri vjeçare me gjigantin zviceran ndërsa aty do t’iu bashkohet talenteve tjera shqiptar si Shani Tarashaj, Florian Kamberi dhe Alban Pnishi.

Për dy vite qëndrim në Wohlen, Brahimi, zhvilloi 55 ndeshje duke shënuar 17 gola dhe duke dhuruar tetë asistime për shokët e skuadrës, transmeton Telegrafi.

Ai ka qenë pjesë e Grasshopperit prej moshës 10-vjeçare ndërsa me klubin bardh e kaltër ka të fituar edhe Kupën e Zvicrës në vitin 2013 ku ishte së bashku në skuadër me Taulant Xhakën, Amir Abrashin dhe Shkëlzen Gashin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...