Zyrtare: Matip i bashkohet Liverpoolit

PUBLIKUAR

Mbrojtësi kamerunas, Joel Matip edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës angleze Liverpool.

Anëtari i skuadrës gjermane Schalke 04, është pajtuar që t’i bashkohet Liverpoolit si lojtarë i lirë nga muaji qershor.

Kështu Matip do të mbetet te Schalke deri në përfundim të kontratës së tij e cila mbaron në qershor.

Ka qenë pikërisht skuadra gjermane Schalke 04, që ka konfirmuar marrëveshjen mes lojtarit dhe Liverpoolit.

“Schalke do të mbetet në zemrën time pasi ky klub është një familje për mua. Jam krenar që kam luajtur për këtë klub”, deklaroi Matip. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...