Kolumbiani është bërë nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit kinez.
Guangzhou Evergrande ka përfunduar zyrtarisht transferimin e sulmuesit Jackson Martinez nga Atletico Madrid për një shumë rekord prej 42 millionë euro.
Marrëveshja thyen rekordin e mëparshëm prej 21 milionë funtesh të Jiangsu Suning për mesfushorin e Chelseat, Ramires, transmeton Telegrafi.
Klubet e ligës elitare kineze kanë shpenzuar më shumë se 200 milionë euro së bashku gjatë kalimtar të janarit.
Kështu, Martinez dhe Ramires iu bashkuan Gervinhos dhe Fredy Guarin në ligën kineze, e cila gjithnjë e më tepër po sjell lojtar kualitativ dhe po ngrit nivelin e saj. /Telegrafi/
杰克逊•马丁内斯 @JacksonMartinez 正式加盟广州队 。 #马到成功 #广州 #恒大 pic.twitter.com/wK80yenJPq
— GZ Evergrande FC (@GZEvergrandeFC) February 3, 2016


