Lautaro Martinez është lojtar i Interit edhe zyrtarisht.
Sulmuesi Argjentinas, Lautaro Martinez, ka nënshkruar kontratë me Interin deri më 30 qershor të vitit 2023, njofton klubi zikaltër në Twitter, përcjell Gazeta Express.
Martinez kalon në Inter nga klubi argjentinas Racing Club, ku shkëlqeu sezonin që lamë pas.
Gjiganti italian nuk e ka bërë të ditur shifrën e transferimit të tij, por sipas mediave italiane, ai është transferuar në Inter për një shumë prej 25 milionë euro. /Express/


