Zyrtare: Liverpooli huazon Manquillon nga Atletico

PUBLIKUAR

1

Liverpool ka kompletuar transferimin e Javier Manquillo në formë të huazimit njëvjeçar nga Atletico Madrid.

“Liverpool FC ka kënaqësinë të zbulojë nënshkrimin e të riut spanjoll Javier Manquillo nga Atletico”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga klubi anglez.

62   3  7 4

“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar për një klub si Liverpooli. Mendoj se është një prej më të mëdhenjve në Evropë. Çdo futbollist do të dëshironte të vijë këtu”.

“Kur ju thonë se Liverpooli dëshiron të nënshkruajë me ju, mendoj si çdo lojtar tjetër, ju jeni absolutisht të mahnitur dhe nuk mendoni për diçka tjetër veç se të shkoni drejt atje”.

“Është një ekip që sot, siç thash më herët, çdo lojtar do të dëshironte të ishte pjesë e tij”, ka thënë mbrojtësi pas nënshkrimit.

Spanjolli bëhet nënshkrimi i shtatë i Brendan Rodgers këtë verë pas Emre Can, Adam Lallana, Rickie Lambert, Dejan Lovren, Lazar Markovic dhe Divock Origi. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...