Legjenda e futbollit, Stuart Pearce, i është rikthyer fushave të blerta.
Ish-mbrojtësi i Manchester Cityt pas shkarkimit si trajner i Nottingham Forest, ka vendosur ti rikthehet karrierës si futbollist.
Por, 53-vjeçari do të luajë vetëm një ndeshje për skuadrën më të dobët në Britani të Madhe, Longford, e cila bën gara në ligat e rajonale angleze, transmeton Telegrafi.
Ai për këtë paraqitje do të paguhet vetëm pesë funte, të cilat ka premtuar se do ti dhuron për bamirësi.
Vlen të theksohet se skuadra e Longfordit ka humbur të gjitha ndeshjet kampionate, përkatësisht 18 ndeshjet e deri tanishme, duke pësuar 179 gola kundrejt një të shënuar.
Pearce më parë ka qenë trajneri i U21 të Anglisë si dhe West Ham Unitedit. /Telegrafi/


