Zyrtare: Lamtumirë Spalletti (Foto)

PUBLIKUAR

Roma ka bërë të ditur se Luciano Spalletti do ta lërë klubin me vendim të menjëhershëm.

Lajmi është konfirmuar nga numri një i klubit, Jim Pallotta, i cili ka falënderuar Luciano Spallettin për kontributin e dhënë përgjatë këtyre viteve.

Spalletti ka fituar dy kupa të Italisë dhe Superkupën në periudhën e parë në “Olimpico” gjatë viteve 2005 dhe 2009.

“Duam ta falënderojmë nga zemra Luciano Spallettin për punon e tij të shkëlqyer dhe kontributin që ka dhënë pas rikthimit”, tha presidenti i Romës, Jim Pallotta.

“Nën udhëheqjen e tij, ekipi fitoi më së shumti pikë dhe shënoi më së shumti gola në histori të Romës. I urojmë shumë fat në të ardhmen Lucianos”, shtoi ai.

Më tej numri një i klubit konfirmoi se do të emërojnë trajner që i përshtatet filozofisë së Romës, për ta rritur edhe më shumë ekipin italian.

Sipas mediave në Itali, Spalletti mund të zyrtarizohet si trajner i Interit gjatë ditës së sotme, që tashmë e quajnë si punë të kryer këtë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...