Zyrtare: Lampard kalon te City në formë huazimi

PUBLIKUAR

11

Manchester City ka konfirmuar se ish-mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, i është bashkuar klubit në formë huazimi.

36-vjeçari i dha fund qëndrimit të tij 13-vjeçar në Stamford Bridge në korrik, pasi arriti marrëveshje për t’iu bashkuar skuadrës nga kampionati amerikan, New York City, si transferim i lirë, por fillimisht do t’i bashkohet kampionit të Ligës Premier deri në janar, para fillimit të sezonit të ri në MLS.

“T’i bashkohem Manchester Cityt është një mundësi fantastike për mua të vazhdoj të stërvitem dhe të luaj në nivel të lartë dhe të sigurohem se jam në formën më të mirë për New York Cityn”.

“Ky është një kapitull i ri në karrierën time dhe jam vërtet i ngazëllyer për këtë përvojë”.

“Jam takuar me Manuel dhe disa lojtarë në New York dhe mezi pres të shkoj në stërvitje dhe të jap kontributin tim për Manchester Cityn, para kalimit tim te New York”, ka deklaruar Lampard për faqen zyrtare të klubit të tij të ri. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...