Zyrtare: Ky është formacioni më i mirë i Euro 2016 (Foto)

PUBLIKUAR

Pas përfundimit të finales së UEFA Euro 2016, në të cilën Portugalia e mundi Francën për të fituar kështu titullin e parë të Kampionatit Evropian në histori, UEFA, përveç lojtarit të kampionatit, ka publikuar edhe formacionin më të mire.

Sipas UEFA-s, përcjell Telegrafi, portieri më i mirë i këtij kampionati ishte Rui Patricio i Portugalisë.

Në qendër të mbrojtjes: Jerome Boateng i Gjermanisë dhe Pepe i Portugalisë, të shoqëruar në krahët e mbrojtjes: Joshua Kimich i Gjermanisë dhe Raphael Guerreiro i Portugalisë.

Në mesfushë janë Toni Kroos i Gjermanisë, si dhe dyshja e kombëtarës së Wellsit, Joe Allen dhe Aaron Ramsey.

Ndërkaq në repartin sulmues, sipas UEFA-s, më të mirët e këtij kampionati kanë qenë dyshja e Francës, Antoine Griezmann, Dimitri Payet dhe portugezi Cristiano Ronaldo. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...