Zyrtare: Kushtetuesja e konsideron të papranueshme kërkesën e opozitës për zgjedhjen e Thaçit President

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Duke u mbështetur në dëshmitë e tyre Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të papranueshme kërkesën e opozitës për zgjedhjen e Hashim Thaçit President të Kosovës.

Vetëm pas një muaji kur Opozita u nis drejt saj për ta kontestuar zgjedhjen e ish kreut të PDK-së President, Gjykata mori vendim kundër saj.

Gjykata e ka konsideruar të pabazë ankesën e opozitës për zgjedhjen e Thaçit President.

Në këtë mënyrë Thaçit i hapet rruga për tu ulur në zyrën e presidentin pa pasur probleme ligjore.

Para tij Gjykata Kushtetuese kishte rrëzuar nga pozita presidentin Zotin Fatmir Sejdiu dhe Begjet Pacolli

“Gjykata Kushtetuese, ne mbeshtetje te nenit 113.5 te Kushtetutes, te nenit 27 dhe nenit 42, paragrafi 1.3, te Ligjit dhe ne mbeshtetje te rregullave 36 (1) (d), (2) (d) dhe 55 (4) te Rregullores se punes, me 21 mars 2016, me shumice votash VENDOS I. TA DEKLAROJE kerkesen te papranueshme; II. TA REFUZOJE kerkesen per Mase te perkohshme; III. TA REFUZOJE kerkesen per degjim publik; IV. T’UA KUMTOJE kete vendim pal eve; v. TA PUBLIKOJE kete vendim ne Gazeten Zyrtare, ne pajtim me nenin 20. 4 te Ligjit; VI. Ky vendim hyn ne fuqi menjëherë”, thuhet në vendimin përfundimtar të Gjykatës.

Në fillim të muajit mars tri partitë opozitare Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, kishin dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën e cila kontestonte zgjedhjen e Hashim Thaçit, president të Kosovës.

Opozita vlerësoi se janë shkelur procedurat në seancën për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Një nga shkeljet e detektuara sipas opozita është prania e 120 deputetëve në sallë e në fakt, aty ishin 119, ngaqë Ramush Haradinaj ka dorëzuar mandatin një seancë më herët. /GazetaExpress/

Këtu mund ta lexoni vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese:  https://drive.google.com/file/d/0ByYrGINJXK8XMTFNMVIyMHp3NWM/view

SHIKO MË SHUMË

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...