Alexis Sanchez është zyrtarisht lojtari më i ri i Interit, ku është sjell për një sezon huazim nga Manchester United. Ai është zyrtarizuar pasi ka kryer testet mjekësore
Kiliani ka ateruar të mërkurën dhe ka shkuar menjëherë në qendrën CONI ku ka bërë testet mjekësore.
Sipas disa raporteve Interi është pajtuar për të paguar 5 milionë euro pagën e tij gjatë një sezoni si huazim, kurse 12 milionë të tjera pritet që ti paguajë Manchester united,
Fillimisht ishte thënë se ai do të huazohej me opsion blerjen në fund të sezonit për 15 milionë euro, por vonesat i kanë shqetësuar drejtorët e Interit dhe ata preferojnë për të arritur një marrëveshje huazimi.
Sipas Tuttomercatoweb, agjenti i tij po ashtu ka arritur një kontratë për dy vite, nga 2020-22, edhe pse nuk është nënshkruar.
Ky është një rikthim për 30 milionë Sanchez, i cili për herë të parë ju bashkua Udineses më 2007 dhe u largua për 26 milionë euro në Barcelonë më 2011.
Ai kishte shkuar 20 gola te Serie A dhe 16 asiste gjatë 95 ndeshjeve në ligën italiane.
Mandej ai kishte shkuar në Arsenal, pastaj në Manchester United pr 34 milionë euro në janarin e 2018, por vuajti të adaptohet në Old Trafford.
Sanchez do të ribashkohet me ish shokun e tij nga Old Trafford që është edhe shok i tij, Romelu Lukaku, i cili debutoi me gol në Serie A në fitoren kundër Lecces 4-0. /GazetaExpress/


