Zyrtare: Interi e transferon edhe një lojtar tjetër

PUBLIKUAR

Interi edhe zyrtarisht ka nënshkruar me sulmuesin e Sassuolos, Matteo Politano, në bazë të një marrëveshjeje për huazim me opsion për ta blerë për 25 milionë euro në total.

Raportohet se “Zikaltrit” do t’ia paguajnë Sassuolos 5 milionë euro menjëherë për huazimin njëvjeçar, të cilin mund ta blejë automatikisht për 20 milionë euro tjera në verën e ardhshme, transmeton Gazeta Express.

Në marrëveshje për Politanon është përfshirë edhe sulmuesi ekipit të të rinjve të Interit, Jens Odgaard, i cili kalon te Sassuolo, edhe pse Interi ka të drejtë ta riblejë.

Politano e ndërpreu para kohe muajin e mjaltit për t’iu nënshtruar testeve mjekësore në Inter.

“Matteo Politano është lojtar i Interit edhe zyrtarisht”, ka njoftuar Interi në një komunikatë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...