Zyrtare: Immobile nënshkruan kontratë pesëvjeçare me Lazion

PUBLIKUAR

Ciro Immobile ka nënshkruar kontratë të re me Lazion, e cila do ta mbajë atë në kryeqytetin italian deri në verën e vitit 2025.

Lazio njoftoi se përfaqësuesi i Italisë ka vendosur t’ia përkushtojë të ardhmen asaj, duke nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare, transmeton Gazeta Express.

“Lajmi i sotëm është se Ciro Immobile i është përkushtuar Lazios për edhe pesë vjet, deri më 2025”, thuhet në një njoftim të Lazios.

Immobile e fitoi Këpucën e Artë në Evropë sezonin e kaluar, duke i mposhtur në garë Robert Lewandowskin e Bayern Munich dhe Cristiano Ronaldon e Juventusit.

Ai e shënoi 36 gola në 37 ndeshje në Serie A sezonin e fundit. Në total, Immobile i ka shënuar 125 gola në 178 ndeshje për Lazios, të cilës iu bashkua më 2016.

Ai do t’i fitojë 4 milionë euro në vit në Lazio. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...