Zyrtare: Ibrahimovic bëhet me skuadër të re (Foto)

PUBLIKUAR

Zlatan Ibrahimovic do të jetë lojtar i Manchester United për të paktën edhe një vit.

Suedezi 35-vjeçar ka nënshkruar marrëveshje njëvjeçare në “Old Trafford”, siç edhe pritej në disa javët e fundit, transmeton Express.

Ish-kapiteni i kombëtares suedeze ka shënuar 28 gola në sezonin debutues për United, por sezoni 2016/17 përfundoi para kohe për të pas një lëndimi të rëndë që e pësoi në gju gjatë një ndeshjeje të Evropa Ligë kundër Anderlecht në prill.

Si pasojë, United e la Ibrahimovicin lojtar të lirë në fund kontratës së tij, teksa ai po e merrte veten nga lëndimi./Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...