Zyrtare: Henry pensionohet nga futbolli

PUBLIKUAR

 Zyrtare: Henry pensionohet nga futbolli

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Thierry Henry ka bërë të ditur vendimin e tij që të dal në pension nga futbolli profesional me efekt të menjëhershëm.

”Pas 20 vjetëve duke luajtur unë kam vendosur që të dal në pension nga futbolli profesional. Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm dhe unë do të doja të falënderoja të gjithë tifozët, bashkë-lojtarë dhe individët e përfshirë me Monacon, Juventusin, Arsenalin, Barcelonën, New York Red Bulls dhe natyrisht ekipin kombëtar të Francës, që kanë bërë kohën time kur kam luajtur edhe më të veçantë”, transmeton Telegrafi.

Ai ka bërë të ditur se tani e tutje fansat mund ta shikojnë në televizionin britanik, Sky Sports, ku do të punojë si analist i futbollit.
“Tani është koha për një rrugë të ndryshme të karrierës dhe unë jam i kënaqur të them se unë do të kthehem në Londër dhe do bashkohem me Sky Sports. Shpresojmë se unë do të ndajë disa nga njohuritë e vëzhgimeve dhe përvojës që kam mësuar gjatë viteve me ju djema”, përfundoi Thierry Henry. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...