Samir Handanovic e ka zgjatur kontratën me klubin italian, Inter, deri në vitin 2021.
Lajmi është bërë i ditur nga Interi në faqen zyrtare të klubit, transmeton Express.
Handanovic do t’i kalojë edhe katër vite tjera në “San Siro”.
Slloveni iu bashkua Interit nga Udinese në vitin 2012, si zëvendësues i Julio Cesarit dhe deri tani ka 195 paraqitje për skuadrën nga Milano. /Express/



