Zyrtare: Hamilton rinovon me Mercedesin

PUBLIKUAR

Lewis Hamilton ka rinovuar kontratën me Mercedes edhe për 2 vite të tjera, duke garuar me “shigjetat e argjendta” deri në vitin 2020. Që kur ka ardhur te makina gjermane, piloti britanik ka fituar 3 tituj kampionë (një titull e ka me McLaren) dhe 44 gara. Çka do të thotë që deri në vitin 2020, piloti britanik do të garojë për 8 sezone me Mercedes. Ai do të bëhet piloti më jetëgjatë me makinën gjermane.

Me 65 fitore në karrierën e tij, Hamilton renditet në vendin e dytë të klasifikimin e pilotëve më të suksesshëm në historinë e Formula 1, pas Michael Schumacher me 91 fitore. “Rinovimi ishte një formalitet, që kur unë dhe Toto u ulëm për të biseduar, gjatë dimrit. Është një gjë e bukur kur hedh të zezën mbi të bardhë dhe të vazhdojmë të punojmë së bashku. Kam 20 vjet që jam pjesë e familjes Mercedes”, tha Hamilton. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...