Zyrtare: Hadërgjonaj transferohet në Bundesligë (Foto)

PUBLIKUAR

Mbrojtësi shqiptar, Florent Hadërgjonaj është transferuar te skuadra gjermane, Ingolstadt 04 nga Young Boysi.

22­vjeçari nga Kosova ka firmosur një kontratë 4­vjeçare me Ingolstadtin, ku lajmi bëhet zyrtar nga të dyja klubet në faqet zyrtare.

Megjithatë,  shifrat e marrëveshjes në mes të skuadrës gjermane dhe asaj zvicerane nuk janë bërë të ditura

Lojtari i cili luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë është aktivizuar me zviceranët e Young Boys në 71 ndeshje, 60 prej të cilave si titullar.

Ndryshe, Hadërgjonaj mund të jetë njëri nga futbollistët e ri që mund të vijnë të luajnë për Përfaqësuesen e Kosovës në kualifikimet për botërorin e Rusisë. /Telegrafi/

hadergjonaj

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...