Klubi spanjoll Athletic Bilbao e ka shkarkuar trajnerin Eduardo Berizzo të martën, për shkak të rezultateve negative në fillim të sezonit në La Liga.
Bilbao nuk i ka fituar 13 ndeshjet e fundit në La Liga, dhe si pasojë Berizzo u shkarkua të martën, njoftoi vetë klubi spanjoll përmes një komunikate në rrjetet sociale, transmeton Gazeta Express.
Zëvendësuesi i Berizzos do të jetë Gaizka Garitano, i cili ka qenë trajner i ekipit rezervë të Bilbaos, ndërsa në të kaluarën ka qenë edhe në krye të Eibarit, Real Valladolidit dhe Deportivo La Corunës.
Berizzo e ka arritur vetëm një fitore në ligë këtë sezon, në ndeshjen hapëse ndaj Leganes në shtëpi.
Bilbao remdotet e 18-ta në La Liga momentalisht. /Express/


