Zyrtare: Gjermania e lë në shtëpi Sanen, lojtarin më të mirë të ri në Premierligë

PUBLIKUAR

Sane nuk është ftuar për Kupën e Botës në Rusi, edhe pse e mbylli sezonin me Manchester City si lojtari më i mirë i ri në Premierligë.

Gjermania ka bërë publike listën prej 23 lojtarëve të ftuar në Botëror që do të mbahet në Rusi.

Befasisht, në listë për Kupën e Botës nuk gjendet lojtari më i mirë i ri në Premierligë për sezonin 2017/18, Leroy Sane.

Sane, që ka shkëlyer me Cityn, ka marrë tani vëmendjen e të gjitha mediave Botërore, që kanë mbetur të shtangura me vendimin e Joachim Low.

Para Sanes është ftuar 22 vjeçari anësor i Bayer Leverkusen, Julian Brandt, që ka bërë 39 paraqitje në sezonin 2017/18, duke realizuar edhe 12 gola.

Sane, gjithashtu 22 vjeçar, e mbylli sezonin 2017/18 me 14 gola në 49 paraqitje, duke fituar edhe çmimin e lojtarit më të ri në Premierligë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...