Zyrtare: Gabigol vendos për të ardhmen

PUBLIKUAR

Gabriel Barbosa, sulmuesi brazilian, nuk do të largohet nga Interi

Wagner Ribeiro, menaxheri i Gabriel Barbosas, ka konfirmuar se sulmuesi brazilian nuk do të largohet nga Interi.

Gjatë këtyre ditëve është përfolur se Gabigol kërkohet nga La Palmas, Roma dhe Liverpool. Por, ish sulmuesi i Santosit nuk do të lëviz nga San Siro, përcjell Express.

“Ai ka një kontratë deri në vitin 2021. Klubi kurrë nuk ka thënë se do ta huazojnë. Ai me të vërtetë ka potencial të madh”, ka deklaruar Ribeiro.

“Ai duhet të jetë i përqendruar mirë, sepse ka vetëm 20 vjet. Ne shpresojmë se në vitin 2017 gjithçka shkon më mirë për Gabigolin në Inter”, ka shtuar ai.

Gabriel Barbosa është transferuar në Inter gjatë verës nga Santos për 35 milion euro, por deri më tani ka luajtur disa minuta në fanellën e Nerazzurrëve. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...