Zyrtare: Frank Lampard shkarkohet nga pozita e trajnerit të Evertonit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia i gjen në trup të dyshuarit në Prishtinë një pistoletë me gjashtë fishekë

Gjatë kontrollit në trup tek një person është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me...

Fansi e bën edhe këtë për Santianën

Santiana Maloku ishte ndër personazhet me të komentuara në BBV Kosova, e cila përpos...

Frank Lampard është shkarkuar nga pozita e trajnerit te Evertoni.

Klubi nga qyteti i Liverpoolit ka njoftuar zyrtarisht këtë të hënë për vendimin për shkarkimin e anglezit, shkruan Gazeta Express.

Lampard u shkarkua nga pozita e trajnerit shkaku i rezultateve të dobëta.

Bashkë me të janë larguar edhe ndihmësit; Joe Edwards, Paul Clement, Ashley Cole dhe Chris Jones. Kurse, Alan Kelly do të mbetet trajner i portierëve.

“Angazhimi dhe përkushtimi i Frank dhe ekipit të tij kanë qenë shembullor gjatë gjithë kohës së tyre në klub, por rezultatet e fundit dhe pozicioni aktual i ligës nënkuptonin që ky vendim i vështirë duhej marrë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e klubit.

Evertoni, pas 20 ndeshjeve të zhvilluara në Premierligë këtë sezon, ka grumbulluara 15 pikë dhe renditet në pozitën e parafundit (19) në tabelë.

Lampard me skuadrën nga “Goodison Park” këtë sezon regjistroi tri fitore, gjashtë barazime dhe 11 humbje në elitën e futbollit anglez.

Evertoni njoftoi gjithashtu se tashmë ka nisur punën për të gjetur zëvendësuesin e 44-vjeçarit.

“Klubi ka filluar procesin për të siguruar një trajner të ri dhe do të japë përditësime për emërimin në kohën e duhur. Paul Tait dhe Leighton Baines do të marrin pjesë në stërvitje derisa të emërohet një trajner i ri”, thuhet në njoftimin zyrtar. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i...