Zyrtare: FIFA dhe UEFA suspendojnë Rusinë në të gjitha kompeticionet

PUBLIKUAR

aportohet se të gjitha klubet dhe ekipet kombëtare ruse janë pezulluar nga pjesëmarrja në garat e FIFAs dhe UEFAs deri në një njoftim të dytë.

Pas vendimeve fillestare të miratuara nga Këshilli i FIFAs dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFAs, të cilat parashikonin miratimin e masave shtesë, FIFA dhe UEFA kanë vendosur sot së bashku që të gjitha ekipet ruse, qofshin ato kombëtare përfaqësuese apo ekipet e klubeve, do të pezullohen nga pjesëmarrja.

Këto vendime janë miratuar sot nga Byroja e Këshillit të FIFAs dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFAs, përkatësisht organet më të larta vendimmarrëse të të dy institucioneve për çështje të tilla urgjente.

Futbolli është plotësisht i bashkuar dhe në solidaritet të plotë me të gjithë njerëzit e prekur në Ukrainë.

Të dy presidentët shpresojnë se situata në Ukrainë do të përmirësohet ndjeshëm, në mënyrë që futbolli të jetë sërish një vektor për unitetin dhe paqen mes njerëzve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...