Zyrtare: Fatih Terim rikthehet në Galatasaray

PUBLIKUAR

Galatasaray ka njoftuar se e ka emëruar Fatih Terimin trajner të skuadrës.

Kështu trajneri me shumë përvojë do të rikthehet në krye të skuadrës turke për herë të katërt, transmeton Express.

Terim është i papunë që prej korrikut të këtij viti, kur e dha dorëheqje nga posti i trajnerit të Kombëtares së Turqisë pasi ishte përfshirë në një zënkë me një pronar të një restoranti.

Ndërkohë, të hënën Gala e shkarkoi Igor Tudorin pasi skuadra i humbi tri nga katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat nën udhëheqjen e ish-mbrojtësit të Juventusit dhe Kroacisë. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...