Zyrtare: Drilon Hajrizi lojtar i Sigal Prishtinës

PUBLIKUAR

Edhe pse dje u tha madje nga vetë burimet e klubit mitrovicas KB Trepça se Drilon Hajrizi ka kaluar në radhët e tyre. Kjo gjë po del të mos jetë e vërtetë.

Ngase Drilon Hajrizi sot është zyrtarizuar si lojtar i Sigal Prishtinës. Zyrtarizimin e ka bërë vetë klubi kryeqytetas.

“Tifozë të dashur, Ju njoftojmë se KB SIGAL Prishtina ka arritur të nënshkruajë kontratë me reprezentuesin e Kosovës, Drilon Hajrizin. Driloni vjen në KB SIGAL Prishtina pas një edicioni historik ku klubi jonë fitoi tripletën, ndërsa ai u shpreh i gatshëm që ta ndihmojë klubin në edicionet e ardhshme në përmbushjen e synimeve të zakonshme të klubit tonë: Mbrojtja e Titullit të Kosovës dhe BIBL-së, Mbrojtja e Kupës, si dhe kalimin e fazës së parë në FIBA Europe Cup. KB SIGAL Prishtina i uron mirëseardhje lojtarit më të mirë vendor në pozitën e tij”, shkruan në njoftimin e klubit prishtinas.

Kujtojmë se vitin e kaluar Driloni u paraqit në fanellën e rivalit tradicional prishtinas, klubit të basketbollit, Peja. /Telgrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...