Zyrtare: Diego Costa nënshkruan për Chelsean

PUBLIKUAR

11

 

Ajo që tashmë është pritur, Chelsea e ka kompletuar transferimin e Diego Costas nga Atletico Madridi.

Spanjolli me origjinë braziliane ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin nga Stamford Bridge.

Marrëveshja për transferimin e 25-vjeçarit ka ekzistuar qe një kohë, mirëpo tash është zyrtarizuar. Costa i ka kushtuar Chelseat rreth 40 milionë euro.

“Klubi i Chelseat me kënaqësi njofton se Diego Costa e ka kompletuar sot transferimin nga Atletico Madridi duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare”.

“Ai do t’i bashkohet ekipit të parë për përgatitje parasezonale në kampin evropian në javën e ardhshme”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Blutë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...

E duan Interi e Juventusi, por Liverpooli e ka një përgjigje për Alissonin

Thashethemet e ditëve të fundit për të ardhmen e pasigurt të Alisson Becker te...