Zyrtare: Di Maria transferohet në PSG

PUBLIKUAR

Kampioni aktual i Francës, Paris St. Germain përmes një postimi në ‘Twitter’, ka konfirmuar blerjen e mesfushorit argjentinas, Angel Di Maria.

Mesfushori argjentinas, Angle Di Maria, edhe zyrtarisht është lojtar i gjigantit francez Paris Saint Germain.

Ish-mesfushori i Real Madrid, ka lënë Manchester Unitedin për t’iu bashkuar parisienëve duke nënshkruar kontratë katër vjeçare.

Sipas medieve angleze dhe atyre franceze, Angel Di Maria, i ka kushtuar kampionit francez rreth 44 milionë funte.

27-vjeçari vetëm një vit më parë iu bashkua Unitedit nga Real Madrid, mirëpo nuk arriti të tregojë atë që pritej në ‘Old Traford’. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...