Zyrtare: Dean Smith emërohet trajner i Norwichit të Rashicës

PUBLIKUAR

Norwich City e ka emëruar Dean Smithin si trajner të ri të ekipit të parë të hënën në mëngjes.

Smith ka nënshkruar marrëveshje dyvjeçare e gjysmë me Norwichin, e cila do ta mbajë atë në Carrow Road deri në verën e vitit 2024, raporton Gazeta Express.

50-vjeçari do ta zëvendësojë të shkarkuarin Daniel Farke.

Farke, i cili e solli Milot Rashicën në Norwich nga Werder Bremen në verë, u shkarkua në fillim të këtij muaji pas rezultateve të dobëta në rikthimin e klubit në Premierligë.

Smith u shkarkua nga Aston Villa vetëm pak ditë më parë.

“Norwich City është klub i madh, me përkrahës të shumtë të cilët e kuptojnë plotësisht çfarë do të thotë të jesh pjesë e klubit dhe komunitetit të tij”, tha Smith.

“Unë gjithmonë kam punuar për përmirësimin dhe zhvillimin e lojtarëve dhe me këtë vjen edhe përmirësimi i paraqitjeve, natyrisht”, shtoi ai.

Norwichi është i fundit në tabelën e Premierligës, pesë pikë larg zonës së mbijetesës.

Smith do të debutojë në stolin e Norwichit më 20 nëntor kundër Southamptonit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...