Zyrtare: Dani Ceballos huazohet në Arsenal

PUBLIKUAR

Arsenali e ka kompletuar huazimin e Dani Ceballos nga Real Madridi për një sezon

Klubi londinez nuk e ka opsionin për ta blerë mesfushorin kur përfundon huazimi gjatë një vit –por do të paguaj pagën e tij vjetore prej 3 milionë euro.

Pas disa javëve plot pasiguri, Arsenali e ka fituar garën për të marrë njërin prej lojtarëve më të vlerësuar të rinj gjatë këtij viti.

Ceballos shkëlqeu për Spanjën pasi që fitoi kampionatin U-21 në Italia, edhe pse ai nuk ishte në planet e Zinedine Zidane për sezonin e ri, transmeton GazetaExpress.

Marca raportojë më 10 korrik që Arsenali ishin të interesuar dhe se Unai Emery dëshironte që spanjolli të luante në mesfushë krahas Lucas Torreira, Granit Xhaka dhe Matteo Guendouzit

Në anën tjetër Ceballos do të këtë më shumë minuta të luajtura, pasi që kjo mundësi në Real Madrid është shumë e vogël, derisa më parë ai kishte thënë se dëshiron ti luaj 40 ndeshje sezonin e ardhshëm.

Mesfushori shpreson që ta impresionojë Zidane gjatë kësaj kohe në Angli, derisa kontrata e tij në Santiago Bernabeu skadon më 2023.

Ceballos është largimi i fundit nga Real Madridi pas Theo Hernandez (AC Milan), Sergio Reguilon (Sevilla), Mateo Kovacic (Chelsea), Marcos Llorente (Atletico Madrid), Raul de Tomas (Benfica) dhe Luca Zidane (Racing Santander). /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...