Zyrtare: Cleveland Cavaliers shkarkon David Blatt

PUBLIKUAR

Ekipi më i fuqishëm i konferencës lindore në NBA, Cleveland Cavaliers, ka shkarkuar trajnerin e mirënjohur amerikano-rus, David Blatt.

David Blatt është shkarkuar nga posti i trajnerit të Cleveland Cavaliers përkundër fitores së fundit ndaj Los Angeles Clippers dhe faktit se ekipi mban vendin e parë në Lindje me 31 fitore dhe vetëm 11 humbje këtë sezon.

Duket se shkatërrimi nga Golden State Warriors në Quicken Loans Arena i ka kushtuar David Blatt me shkarkim, transmeton Telegrafi.

Sipas dias raportimeve ndihmës trajneri Tyronn Lue ka nënshkruar kontratë shumevjeçare dhe do ta zëvëndëosjë Blattin.

David Blatt megjithatë do të mbahet mend për të mirë tek tifozët e Cavaliers, kur udhëhoqi ekipin drejt finaleve të Play offit të vitit të kaluar, e ku luftoi deri në fund me Golden State Warriors, ani pse i lënduar ishte playmakeri dhe lojtari ndër më kryesorët e ekipit, Kyrie Irving. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...