Zyrtare: Chelsea dhe Milani arrijnë marrëveshje për Torres

PUBLIKUAR

zyrtare-torres-lojtar-i-milanit_hd

Fernando Torres do të veshë fanellën e Milanit sezonin e ardhshëm.

Chelsea dhe Milani kanë arritur marrëveshje për një huazim dyvjeçar të sulmuesit spanjoll, një lajm që është konfirmuar nga skuadra londineze.

“Chelsea FC dhe Milani kanë arritur marrëveshje dyvjeçare për huazimin e Fernando Torres te klubi italian”.

“Lëvizja tash varet nga Fernando i cili duhet të arrijë marrëveshje për kushtet personale me Milanin dhe të kalojë testet mjekësore”, shkruhet në deklaratën e postuar në faqen zyrtare të Chelseat.

Torres ka pasur një karrierë të paqëndrueshme në Stamford Bridge, ku kaloi nga Liverpooli për një shumë rekorde, 50 milionë funte (65 milionë euro).

Chelsea me gjasë do të kërkojë një sulmues të ri tash, pasi Jose Mourinho më herët tha se dëshiron të ketë tre sulmues në dispozicion këtë sezon. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...