Zyrtare: Caktohen gjyqtarët për ‘El Clasico’

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Alejandro Hernández Hernández dhe Ricardo de Burgos Bengoechea do të jenë dy kryesorët që do të përkujdesen që gjithçka të shkojë mbarë në ‘El Clasicon’ e 18 dhjetorit…

Tashmë është zyrtare.

Federata e Futbollit të Spanjës ka zbuluar gjyqtarët kryesor për ndeshjen mes Barcelonës dhe Real Madridit që do të zhvillohet me 18 dhjetor në ‘Camp Nou’.

Alejandro Hernández Hernández, gjyqtar me përvojë dhe tashmë i njohur nga Barça e Reali pas ka drejtuar shumë e shumë ndeshje, do të ndajë drejtësinë edhe në ‘El Clasicon’ e radhës.

Ai në të kaluarën ka referuar në tre ‘El Clasico’.

E para ka qenë më 2015/16, kur Reali e mundi 2-1 në ‘Camp Nou’ Barcelonën, ndeshje që u fol shumë pasi Sergio Ramos u përjashtua derisa Gareth Balet iu anolua një gol I rregullt.

Më pas ka ndarë drejtësinë në ndeshjen në Santiago Bernabeu, ku Barça fitoi 3-2 me një gol të vonshëm, Ramo sërish u përjashtua me të kuq.

Ndeshja tjetër e komentuar ka qenë në Camp Nou në barazimin 2-2, sfidë në të cilën Marcelos iu mohua një penallti, derisa Madrid mori gol sepse gjyqtari nuk e ndali aksionin e realizimit edhe pse qartë u pa se Suarez kishte bërë ndërhyrje të palejuar.

Kurse, gjyqtari Ricardo de Burgos Bengoetxea do të jetë kryesor në dhomën e VAR-it, për të reaguar në rast të rasteve të diskutueshme gjatë 90 minutave në ‘Camp Nou’. /Gazeta Express/

RFEF

@rfef

DESIGNACIONES | Alejandro Hernández Hernández dirigirá el próximo @FCBarcelona_es@realmadrid.

➡ Ricardo de Burgos Bengoetxea estará al frente del VAR.

🔗 http://bit.ly/Designaciones091219 

View image on Twitter

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...