Zyrtare: Bersant Celina nënshkruan me Kasimpasan

PUBLIKUAR

Bersant Celina karrierën do ta vazhdojë në Turqi.

Reprezentuesi i Kosovës ka kompletuar huazimin e tij nga Dijoni te Kasimpasa.

Lajmi është bërë i ditur këtë të martë nga klubi turk, shkruan Gazeta Express.

Celina do të luajë si i huazuar te Kasimpasa për sezonin 2022/23, teksa në marrëveshje është përfshirë edhe opsioni i blerjes.

25-vjeçari në sezonin e fundit ishte i huazuar te skuadra angleze, Ipswich Town.

Ndryshe, Bersant Celina me Dijonin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Vlen të theksohet se mesfushori prizrenas te Kasimpasa do të bashkohet me reprezentuesin tjetër kosovar, Florent Hadërgjonaj. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...