Zyrtare: Bayerni vazhdon kontratat me katër super futbollistë (Foto)

PUBLIKUAR

Bayern Municha ka vazhduar kontratat me katër futbollistë.

Bëhet fjala për Thomas Mullerin, Xabi Alonson, Javi Martinezin dhe Jerome Boatengun.

Sulmuesi dhe reprezentuesi gjerman, Muller ka vazhduar bashkëpunimin me bavarezët deri në vitin 2021, po deri në atë pritet të qëndrojë edhe mbrojtësi Boateng dhe mesfushori spanjoll, Martinez, transmeton Telegrafi.

Ndërsa ish mesfushori i Real Madridit dhe Liverpoolit, Alonso ka vazhduar kontratën deri më 2017.

Vlen të theksohet se për shërbimet e Mullerit ishte e interesuar skuadra e Manchester Unitedit, ndërsa për Alonson dhe Martinezin disa skuadra spanjolle. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...