Zyrtare: Barcelona e shet edhe një lojtar tjetër

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ambasada amerikane bën thirrje: Dhuna në familje është krim, mos duroni!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë thirrje që të...

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Evertoni e ka blerë edhe zyrtarisht Andre Gomesin nga Barcelona për 25 milionë euro, plus bonuse, pas një viti të suksesshëm si lojtar i huazuar në Premierligë sezonin e kaluar.

Gomes ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Evertonin, deri në fund të muaj qershor 2024 pas një sezoni të kaluar te të kaltrit si lojtar i huazuar, transmeton Gazeta Express.

Mesfushori 25-vjeçar i kushtoi Barçës 35 milionë euro plus 20 milionë të tjera bonuse kur u ble vite më parë nga Valencia, por portugezi zhgënjeu shumë persona në Camp Nou me paraqitjet e tij duke dështuar ta tregojë veten.

Gjatë kohës së tij te gjiganti katalonas, Gomes i bëri 78 paraqitje dhe i fitoi katër trofe.

Kampioni spanjoll e ka falënderuar atë përmes një komunikate në rrjetet sociale.

“Barcelona dëshiron që publikisht ta falënderojë Andre Gomesin për përkushtimin dhe dedikimin dhe i uron të gjitha të mirat dhe fat të mbarë në të ardhmen”, thuhet në deklaratën e klubit spanjoll. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...