Zyrtare: Ballkani e fiton në tavolinë ndeshjen ndaj Ulpianës e cila u mbyll me barazim

PUBLIKUAR

Komisioni i Garave i FFK-së, në seancën e fundit të mbajtur vendosi në lidhje me ndeshjen Ulpiana – Ballkani. 

Kjo ndeshje është regjistruar me rezultat zyrtar 3-0 në favor të Ballkanit, shkruan Gazeta Olle.

Kjo pasi skuadra nga Lipjani kishte aktivizuar futbollistin në fushë i cili nuk ka qenë i shënuar-regjistruar në protokollin zyrtar para fillimit të ndeshjes.

Vendimi i plotë:

MIRATOHET SI E BAZUAR – Ankesa e F.C. “Ballkani” nga Suhareka, dhe ndeshja e javës së 30-të e BKT Superligës së Kosovës ndërmjet K.F. “Ulpiana 1926” dhe F.C. “Ballkani” e përfunduar me rezultat 1:1, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të F.C. “Ballkani” nga Suhareka.

A r s y e t i m

Komisioni i Garave në seancë e vet të mbajtur me datë 26.04.2022, ka regjistruar ndeshjet e javës së 30-të me rezultate të arritura në fushë, përveq ndeshjes së zhvilluar në Lipjan ndërmjet K.F “Ulpiana 1926” dhe F.C. “Ballkani”, për shkak se F.C. “Ballkani’ ka ushtruar ankesë përkitazi me parregullsinë e paraqitur në këtë ndeshje nga ana e K.F. “Ulpiana 1926”, konkretisht se, K.F. “Ulpiana 1926’’ ka aktivizuar në minutën e 80-të në lojë lojtarin me nr. 19 Andi Arifi me numër të ID-015013M03, i cili nuk ka qenë i shënuar-regjistruar në protokollin zyrtar para fillimit të ndeshjes.

Gjatë administrimit të ankesës si dhe të gjitha shkresave në lëndë u konstatua se:
Për Komisionin e Garave, sipas Nenit 71 Paragrafi 1 të Regullores së Garave janë përmbushur të gjitha kushtet për administrim dhe vendimmarrje lidhur me ankesën.

Sipas protokollit zyrtar lojtari me nr.19 i shënuar në protokoll ka qenë Fabrice Boudega me numër të ID – 01951M98, i cili nuk është aktivizuar në lojë, por në lojë është aktivizuar lojtari me nr. 19 Andi Arifi me numër të ID-015013M03, i cili nuk ka qenë i shënuar – regjistruar në protokollin zyrtar të ndeshjes dhe ky veprim i K.F. “Ulpiana 1926”, ka qene i palejuar dhe i kundërligjshëm dhe aty ku ka kundërligjshmëri rezultati është nul, prandaj

Komisioni i Garave konform nenit 77, pargrafi 2, pika 8 të Rregullores së Garave e miraton ankesën e F.C. “Ballkani’’ si të bazuar dhe ndeshjen e javës së 30-të të BKT Superligës së Kosovës ndërmjet K. F. “Ulpiana 1926” dhe F.C. “Ballkani” e regjistron me rezultat zyrtar 3:0 në favor të F.C. “Ballkani” nga Suhareka.

Duke pasur parasysh të gjitha këto që u cekën më lart dhe duke u mbështetur në Rregulloren e Garave të FFK-ës u vendos si në dispozitiv të këtij arsyetimi.

/Gazeta Olle/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...