Zyrtare: Aubameyang i bashkohet Barcelonës

PUBLIKUAR

Barcelona njofton se ka nënshkruar me sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang, i cili kaloi në Arsenali në Camp Nou si lojtar i lirë.

Aubameyang nënshkroi marrëveshje me Barçën deri në vitin 2025 dhe e ka një klauzolë lirimi në vlerë 100 milionë euro, raporton Gazeta Express.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Barça e zyrtarizoi marrëveshjen me sulmuesin nga Gaboni.

“Është koha e Aubas!” shkroi Barça në një video të prezantimit të sulmuesit.

Arsenali dhe Barça kishin ngecur në bisedime në ditën e fundit të afatit kalimtar, me 32-vjeçarin që kishte fluturuar drejt Katalonjës të hënën në përpjekje për ta shtyrë përmbylljen e marrëveshjes.

Ai ia doli të gjejë gjuhë të përbashkët me Arsenalin për shkëputjen e parakohshme të marrëveshjes dhe u liruar për të nënshkruar me Barçën pa asnjë qindarkë.

Por Barcelona nuk qe në gjendje ta zyrtarizojë deri sot, dy ditë më vonë.

Aubameyang, i cili i kishte edhe 18 muaj marrëveshje me Arsenalin, nuk kishte luajtur për klubin që prej 6 dhjetorit kur iu mor shiriti i kapitenit dhe u dëbua nga skuadra e parë nga trajneri Mikel Arteta për mungesë disipline.

Sulmuesi i Gabonit i shënoi 92 gola në 163 paraqitje për Arsenalin, por ai nuk luajti për topçinjtë më nga dhjetori kur e humbi shiritin e kapitenit të skuadrës dhe u përjashtua nga trajneri Mikel Arteta për shkelje të rregullave disiplinore./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...