Zyrtare: Arteta rinovon me Arsenalin

PUBLIKUAR

Mikel Arteta e ka rinovuar kontratën me Arsenalin dhe do të jetë trajner i “Topçinjve” deri në fund të sezonit 2024/25.

Kjo u bë e ditur sot përmes një komunikate për media nga klubi londinez, shkruan Gazeta Express.

Arteta është në rrugë të mirë për ta dërguar në Ligën e Kampionëve Arsenalin, teksa ekipi është përmirësuar dukshëm.

40-vjeçari u bë trajner i Arsenalit në vitin 2019, pasi paraprakisht kishte qenë ndihmës i Guardiolas te Manchester City.

“Jam i emocionuar, falënderues dhe shumë, shumë i lumtur sot”, ishin fjalët e para të spanjollit pas nënshkrimit të kontratës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...