Rob Holding ka nënshkruar kontratë afatgjate me Arsenalin, njofton klubi londinez.
Mbrojtësi 22-vjeçar iu bashkua Arsenalit nga Boltoni në korrik të vitit 2016 dhe debutimin e bëri kundër Liverpoolit në ndeshjen hapëse të sezonit 2016/17, transmeton Gazeta Express.
Që prej atëherë ai është paraqitur 42 herë si titullar dhe i ka ndihmuar skuadrës ta fitojë FA Cup kundër Chelseat vitin e kaluar.
Arsenali nuk ka dhënë detaje rreth kohëzgjatjes së kontratës së mbrojtësit, apo pagës së tij në bazë të kushteve të reja. /Express/


