ZYRTARE: Aro Muriç huazohet në Nottingham

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Policia jep detaje për aksidentin e djeshem me fatalitet në Lipjan

Sipas raportit 24 orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se një automjet...

Manchester City ka vendosur ta huazojë portierin e Kosovës, Arijanet Muriç për një sezon në Nottingham Forest

Arijanet Muriç do ta kalojë sezonin 2019/20 në formë huazimi në Nottingham Forest, shkruan Gazeta Express.

Përfaqësuesi kosovar e kaloi pjesën dërrmuese të sezonit të kaluar si rezervist tek Manchester City pasi në portë i padiskutueshëm ishte Ederson, ndërsa portieri Claudio Bravo ishte i lënduar.

Tash, trajneri Guardiola ka vendosur ta japë hua portierin shqiptar nga Mali i Zi, në mënyrë që të bëjë eksperiencë në ekipin nga Championshipi.

Sezonin e kaluar, Muriç ishte rithirrur tek City pas huazimit në NAC Breda pas vetëm një loje për t’u bërë portieri i dytë pas lëndimit të Bravos.

Ai kishte debutuar tek City në fitoren 3:0 në Carabao Cup ndaj Oxford United.

Muric kishte mbetur i pamposhtur në ndeshjen e dytë me Cityn në fitoren 2:0 ndaj Fulhamit, ndërsa ishte lojtari i ndeshjes në fitoren ndaj Leicester Cityt në çerekfinale.

“Të shkoj në Nottingham Forest do të jetë një mundësi për mua që të fitoj eksperiencë më të madhe në ekipin e parë dhe mezi e pres këtë përvojë të re”, ka thënë Muriç. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...