Zyrtare: Argjentina e anulon miqësoren me Izraelin

PUBLIKUAR

Argjentina e ka anuluar ndeshjen e fundit përgatitore para Botërorit kundër Izraelit, i cila ishte paraparë të luhej të shtunën, njoftojnë zyrtarë të Federatës së Futbollit të Argjentinës dhe vetë lojtarët.

Kjo ndeshje ka qenë subjekt i polemikave të mëdha në ditët e fundit sepse ishte vendosur të luhej në lagjen e Jerusalemit, Malha, e cila ndodhet pikërisht në një zonë të një ish-fshati palestinez të shkatërruar gjatë luftës pas të cilës u themelua Izraeli 70 vite më parë, transmeton Gazeta Express.

Vendimi për anulimin e saj vjen pas thirrjeve të kryetarit të Federatës së Futbollit të Izraelit, Jibril Rajoub, që tifozët arabë dhe myslimanë t’i djegin fotografitë dhe fanellat e superyllit argjentinas, Lionel Messit, nëse ai merr pjesë në ndeshje.

Sulmuesi i Argjentinës, Gonzalo Higuain e ka konfirmuar për ESPN se ndeshja është anuluar pas presionit politik.

“Më në fund e bënë gjen e duhur”, ka thënë Higuain duke e përkrahur anulimin e ndeshjes. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...