Manchester United pak minuta më parë ka konfirmuar se ka kompletuar transferimin e Angel Di Maria nga Real Madridi.
Argjentinasi 26-vjeçar fluturoi në Spanjë qysh mbrëmë dhe sot kaloi testet mjekësore para se të nënshkruajë kontratë afatgjate me skuadrën e trajnerit Louis van Gaal.
Manchester United besohet se ka paguar 75 milionë euro për ta transferuar atë nga Real Madridi. Kjo i bie që marrëveshja do të thyejë rekordin e mëhershëm të transferimit britanik, kur Chelsea pagoi 50 milionë funte (63 milionë euro), për të transferuar Fernando Torres nga Liverpooli në vitin 2011.
Di Maria do të mbajë fanellën me numër shtatë, e cila më herët është veshur nga legjendat si David Beckham, Eric Cantona, Cristiano Ronaldo, George Best dhe Bryan Robson. /Telegrafi/




