Zyra e Kryeministrit e konfirmon: Lajçak në Kosovë për të përgatitur takimet e radhës në Bruksel

PUBLIKUAR

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për takimin Kurti-Lajçak që u mbajt sot pa paralajmërim.

Sipas ZKM-së, në takimin e tyre u bisedua për vazhdimin e procesit të bisedimeve në Bruksel raporton Gazeta Express.

“Kryeministri Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër.
U bisedua për vazhdimin e procesit të bisedimeve në Bruksel dhe për përgatitjet e takimeve të radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Bislimi, falënderuan z. Lajčák për angazhimin e tij të vazhdueshëm në këtë proces”, thuhet në njoftim.

Në takimin mes kryeministrit Kurti dhe Emisarit Lajçak i pranishëm ishte edhe zëvendëskryeministrit i ngarkuar për dialog, Besnik Bislimi.

“Gjatë takimit u potencua vullneti dhe gatishmëria që tashmë e ka treguar Republika e Kosovës, për t’u angazhuar në një dialog parimor e të balancuar, nga i cili përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...