Zvicra? Rreziku i Shqipërisë në EURO 2016 është Rumania – tri gola për 9 minuta ndaj Gjeorgjisë

PUBLIKUAR

Nëse kemi menduar se Zvicra është rreziku i dytë për Shqipërinë pas Francës dhe se në Grupin A të Euro 2016 ekipi jonë do të fitojë sigurt ndaj Rumanisë, jeni shumë gabim.

Kombëtarja rumune filloi furishëm miqësoren ndaj Gjeorgjisë, para duelit të parë ndaj Francës në Euro 2016 më 10 qershor në hapje.

Rumania konsiderohet si një prej kombëtareve ku mund të nxjerrë fitore Shqipëria, por ata në fakt janë më në formë se Zvicra, shkruan Telegrafi.

Teksa Zvicra me qykë të zorrit falë shqiptarëve me dy gola dhe një asist të tyre mposhti Moldavinë, është Rumania që ka eksploduar në start në tri minutat e para ndaj Gjeorgjisë.

Popa në minutën e dytë dhe Amisulasvili (autogol) shënuan dy golat në start për 3 minuta për Rumaninë.

Një gol të tretë Rumania shënoi edhe në minutën e 9 për 3-0.

Duket se Shqipëria në Euro 2016 kualifikimin duhet ta kërkojë qysh ndeshjen e parë me një fitore ndaj Zvicrës, pasi do të jetë vështirë ndaj Rumanisë dhe Francës në top formë.

Ekipi që ka një fitore shkon tutje në fazën e eliminimit direkt. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...