Zvicra e ftoi, por Tarashaj i jep një lajm të keq helvetikëve

PUBLIKUAR

Shani Tarashaj ka marrë ftesë nga Përfaqësuesja e Zvicrës për dy ndeshjet e ardhshme ashtu si futbollistët tjerë shqiptarë si Valon Behrami, Granit Xhaka, Admir Mehmedi apo Blerim Xhemaili.

Por talenti i jashtëzakonshëm nga Kosova i ka dhënë një lajm të keq Përfaqësueses zvicerane.

Siç ka marrë vesh Telegrafi nga burimet pranë lojtarit, ai do t’i nënshtrohet një operimi pasi ka probleme shëndetësore.

21-vjeçari ka probleme me bajame dhe do t’i operojë atë gjatë ditës së mërkure.

Sulmuesi i talentuar ka ndierë dhimbje të mëdha gjatë javës së kaluar dhe për këtë arsyeje nuk luajti as për klubin e tij Eintracht Frankfurt.

Gjithsesi pas operimit, Tarashaj do të mbetet jashtë fushave për rreth 15 ditë.

Xherdan Shaqiri dhe Shani Tarashaj do të jenë mungesat e mëdha të Zvicrës për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Ishujve Faore dhe Irlandës

Prizrenasi ka shkëlqyer këtë edicion në Bundesliga, ku përveç që ka zhvilluar ndeshje të mira në elitën e futbollit gjerman ka arritur ta shënoi edhe një gol të bukur.

Helvetikët përpos që do të jenë pa Tarashajn, nuk do të mund të llogarisin as në shërbimet e Xherdan Shaqirit që është i lënduar.

Dy ndeshjet e radhës Zvicra do t’i luajë ndaj Ishujve Faroe dhe Irlandës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...