Zvicër: Policia e arrestoi shtetasin rus, alarmoi rrejshëm për bombë në aeroplan

PUBLIKUAR

Një aeroplan i kompanisë ajrore ruse, Aeroflot, është evakuuar mbrëmë në aeroportin e Gjenevës, ndërsa një shtetas rus është arrestuar, pasi ka thënë se në aeroplan ndodhet një bombë, kanë njoftuar prokurorët zviceranë.

Shtetasi rus i tha shitësit të biletave të kompanisë, pak kohë para ngritjes së aeroplanit, se në aeroplan gjendet një bombë. Kjo ka ndikuar që zyrtarët ta ndalin aeroplanin në aeroportin e Gjenevës dhe t’i evakuojnë të 115 udhëtarët.

Më vonë, pas kontrollit të policisë, aeroplani është lejuar të fluturoj nga aeroporti i Gjenevës, transmeton Rel.

Personi i cili ka bërë kërcënim të rrejshëm është arrestuar dhe ai më vonë ka pranuar se këtë e kishte bërë si shaka, kanë thënë prokurorët.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...